Manjani: Metën, as me Gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot ndaj vendosmërisë së Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, pasi kreu i shtetit shtyu mbajtjet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Në një analizë të tijën, Manjani gjykon se:

“Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi t’i shkarkonte. Kam parasysh që qeveria Berisha e shpalli “puçist” Bamir Topin, por as nuk e çoi nëpërmend shkarkimin e tij.

LEXO EDHE:
DW komenton vendimin e Metës: Në rrezik, stabiliteti demokratik e siguria publike
Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e “shërbëtor” të PD, por nuk e shkarkoi. I pritën me durim derisa u mbaroi mandati. As Berisha e Aliaj si presindentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Ndërsa Ilir Meta ju doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh. Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në këtë rast, se as me Gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk ju mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar “porosinë” e Elisës. Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje!’